Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Ora News u shpreh se virusi i ashtuquajtur kinez në fakt nuk është një virus i ri.
Alimehmeti: Kina njësoj si Europa dhe njësos si SHBA, është një kontinent verior dhe në janar-shkurt do ketë virozat respiratore dhe kjo është e ditur.
A është virus I ri? Jo nuk është virus i ri.
Ne e njohim që prej 2001 që do të thotë ne e kemi zbuluar në 2001 se aty ka qenë edhe më përpara ai.
Pra kalkulohet që tek njerëzit të ketë kaluar diku 300-350 vjet më parë.
Vit për vit, çdo dimër bën xhiro tek njerëzit dhe këtë punë bën.
Kalkulimi është që rreth 10 deri në 12 % e infeksioneve respiratore të sipërme të fëmijëve, pra pediatrike çdo vit janë nga ky virus në Europë.
E njohim shumë mirë, e dimë shumë mirë dhe e fusim tek ajo familje që ne e quajmë sëmundje të ngjashme me gripin. Transmetohet me spërkla, me kollitje, me tështima.
Ka të njëjtat grup mosha më shumë problematike, pra fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje.